11:41 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pan Pacific Open: Konta fiton lehtë ndaj Dabrowskit

Britanikja, Johanna Konta ka regjistruar fitore të lehtë ndaj Gabriela Dabrowski për ta arritur rrethin e 16-të në Pan Pacific Open në Tokio.

Konta, e renditur në vendin e 43-të në ranglistën botërore, e mposhti kanadezën me rezultat, 6-2, 6-0 në sete.

E para e Britanisë në tenis ka fituar tashmë 10 ndeshje rdhazi dhe sfidën e fundit e fitoi për 65 minuta, transmeton IndeksOnline.

Ajo do të përballet me kampionen e US Open 2017, Sloane Stephens ose me kroaten, Donna Vekic.

Më herët, australiania, Ashleigh Barty e mposhti amerikanen, Coco Vandeweghe me rezultat, 4-6, 6-3, 7-5./IndeksOnline/