Josa: Më intereson si luajmë, dhe jo presioni
Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa ka reaguar pas fitores së sontme ndaj Gjilanit.
Kryeqytetasit arritën fitore të vështirë përballë Gjilanit përkundër se e dominuan tërë ndeshjen.
Diar Miftaraj ia dhuroi tre pikë Prishtinës vetëm tre minuta pas inkuadrimit në lojë gjatë pjesës së dytë.
Dhe Josa thotë se nuk është duke ndier aspak presion për postin e tij pas rezultateve të fundit, transmeton IndeksOnline.
“U thash futbollistë edhe para ndeshjes të luajnë qetë. Skuadra nuk ka presion, gjithashtu as unë nuk kam asnjë lloj presioni, madje nuk kam patur asnjë lloj diskutimi me drejtuesit e klubit në lidhje me rezultatet e fundit”.
”Më vije keq për dy barazimet e fundit ndaj Ferizajt dhe sidomos ndaj Ballkanit pasi që ishim duke avansuar. Më intereson mënyra se si luan skuadra dhe jo presioni”
“Ne u munduam të sigurojmë fitoren më herët. Normalisht se punuam mirë si gjithmonë, qoftë në veprimet mbrojtëse, apo edhe veprimet sulmuese. Më intereson më tepër loja kompakte e ekipit”.
”Duhet të dalim me mendim më të qartë sulmues për ta goditur portën e kundërshtarit”, u shpreh Josa./IndeksOnline/