Ky është tifozi më i veçantë i Prishtinës sonte
Prishtina është duke dominuar përballë Donar Groningen në kuadër të Basketball Champions League.
AKtualisht është duke u zhvilluar çereku i katërt në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, dhe kryeqytetasit janë në avantazh për më shumë se 20 pikë.
Përkrahja e ”Plisave” është e madhe sonte, derisa në tribuna shihet edhe tifozi më i veqantë i kësaj ndeshje, shkruan IndeksOnline.
Në tribuna shihet një tifoz me aftësi të kufizuara, i cili sonte është në përkrahje të Prishtinës.
Përndryshe, ndeshja e sontme është duke u zhvilluar në kuadër të rrethit të parë eliminator./IndeksOnline/