Prizren: Rrah ish-gruan, arrestohet
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, i cili dyshohet se ka rrahur ish-gruan e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili e ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore dhe e njëjta si pasojë e sulmit ka marrë tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/