16:52 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Prezantuesja shqiptare poston momente gjatë lindjes së djalit, tregon dhe emrin

Para pesë ditësh prezantuesja e njohur shqiptare, Jona Spahiu solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Ajo dhe bashkëshorti I saj janë bërë prindër të një djali.


Ndërsa sot Jona ka ndarë një moment të ëmbël me ndjekësit e saj në llogarinë Instagram. Ajo ka postuar një video me momentet e ëmbla gjatë lindjes dhe ka zbuluar edhe emrin e djalit, shkruan Indeksonline.

“Zoti mendoi qe ti te ndricoje jetet tona me 17.09.2018 ,ndersa halla deshi qe ti te quhesh Raiden, Zoti i Drites dhe i Vetetimes. Faleminderit qe na prezantove me nje tjeter dimension te jetes Raiden Ymeri.”- ka shkruar moderatorja në videon e ëmbël”, ka shkruar prezantuesja./Indeksonline/