Josa befason me deklaratën pas humbjes me Dritën
Prishtina është mposhtur në Gjilan nga Drita me rezultat 1-0.
Skuadra nga kryeqyteti nuk arriti të marr pikë në këtë ndeshje edhe pse për disa minuta ishte me një lojtar më shumë.
Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i skuadrës, Mirel Josa, shkruan indeksonline.
Ai ka thënë se skuadra e tij luajti ndeshjen më të mirë deri më tani edhe për kundër humbjes.
“Sot zhvilluam lojën më të mirë që nga nisma e kampionatit, por kjo nuk mjaftoi. Drita i ka dy tre futbollistë në sulm, të cilët mund të godasin në çdo moment. Ne na mungoi efikasitet, ndërsa u ndëshkuam në një moment shpërqendrimi, që nuk duhej të ndodhte”, ka thënë Josa pas ndeshjes.
Në xhiron e ardhshme, Prishtina e pret në “Fadil Vokrri” skuadrën e Flamurtarit. /IndeksOnline/