08:36 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Akuzohet pse filmoi makinën e policisë

Një fotografi me armën me leje të shokut dhe një video inqizim i një makine të parkuar të policisë e ka dërguar para gjykatës Valon Punkën. Ai akuzohehej nga prokuroria se pas një tikete të trafikut kishte filmuar një makinë të policisë së Gjakovës duke e dërguar të njëjtën tek mediat.

Përkundër faktit që prokurorial fillimisht e kishte cilësuar vepër penale filmimin e makinës së policisë dhe raportimin e saj në media prokurori Armend Zenelaj ka hequr dorë nga kjo pikë e aktakuzës.

Para leximit të aktakuzës prokurori Armend Zenelaj deklaroi se heq dorë vetëm nga pika dy e aktakuzës për veprën penale të fotografimit dhe incizimit të paautorizuar, me arsyetimin se nuk janë plotësuar elementet e kësaj vepre penale.

Puka para Gjykatës tha se e pranon fajin për veprën e armëmajtes, duke shprehur pendimin e tij.

Sipas aktakuzës, Puka në vitin 2016 pa autorizim kishte poseduar armën për të cilën armë Gazmend Plava kishte leje.

Në aktakuzë thuhet se pas një viti, i njëjti duke qenë i inatosur me policin që i kishte shqiptuar gjobë në komunikacion, bën incizimin e veturës së parkuar të Policisë dhe incizimin e publikon në Facebook.

Aktakuza shpjegon se në rrjetin social në linkun “Zyra e Ankesave”, publikon incizimin dhe shkruan “Kjo është Policia e Kosovës”.

Shpallja e aktgjykimit nga gjyqtari Mentor Bajraktari do të bëhet nesër./kallxo/

Temat: