Pesë skuadrat ku mund të transferohet Ramsey pasi t’i skadojë kontrata
Aron ramsey do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit si një lojtar i lirë.
Ramsey është në vitin e fundit të kontratës së tij në Emirates dhe kishte besim se do të arrihej një marrëveshje e re me klubin.
Megjithatë pas shumë bisedime nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët nga të dy palët, shkruan indeksonline.
Mirror sport ka bërë një listë me pesë skuadrat ku mund të transferohet Ramsey.
Manchester United
Alex Ferguson donte të nënshkruante me Ramsey nga Cardiff në vitin 2008 dhe ai më në fund mund të përfundojë në Old Trafford pas një dekade.
Jose Mourinho mendohet të jetë një admirues i mesfushorit, i cili do të shihet si një zëvendësues ideal për Paul Pogba.
Chelsea
Maurizio Sarri dëshironte një transferim të vonë për Ramsey gjatë verës, por asnjë ofertë nuk u materializua.
Mesfushori është i vendosur në Londër dhe Chelsea beson se mundësia për të qëndruar në kryeqytetin anglez mund të funksionojë në favor të tyre.
Me Cesc Fabregas që mbush 32 vjet në fund të sezonit, një lëvizje për Ramsey do të kishte kuptim.
Juventus
Kampionët italian janë bashkuar në ndjekjen e mesfushorit.
Juve përfundoi një transferim të ngjashëm të Emre Can nga Liverpooli në fund të sezonit të kaluar dhe mendohet të veproj ngjashëm edhe me Ramsey.
Mundësia për të provuar veten në një ligë të ndryshme dhe për të luajtur së bashku me Cristiano Ronaldon , mund të ndikoj në zgjedhjen e tij.
Lazio
Një tjetër skuadër italiane që ka treguar interes për të.
Ata dolën si pretendentë të papritur për të nënshkruar me Ramsey në verë dhe interesi qëndron ende.
Lazio përballet me një betejë për të mbajtur mesfushorin Sergej Milinkovic-Savic dhe Ramsey mund të jetë njeriu që ta zëvendësojë atë.
Everton
The Toffees kanë rritur mundësinë e tyre financiare në dy vitet e fundit.
Shoku i Ramsey, Theo Walcott i la Emiratet për Goodison në janar dhe karriera e tij ka filluar të ringritet. /IndeksOnline/