21:12 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Guardiola i përgjigjet zërave për shkëmbimin, Mbappe – Sterling

Kylian Mbappe nuk është në radarin e Manchester City dhe se klubi anglez nuk është i interesuar ta transferojë francezin në një marrëveshje shkëmbimi me Raheem Sterling, thotë Pep Guardiola.

Mediat gjatë gjithë fundjavës së kaluar shkruan se City ishte i interesuar për transferimin e Mbappes nga Paris Saint-Germain, ku Sterling eventualisht do të përfshihej në këtë marrëveshje.

Reprezentuesi anglez ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me Man Cityn, derisa kontrata e tij skadon në vitin 2020, duke dërguar në spekulimet se kampioni i Anglisë mund ta shesë atë, transmeton IndeksOnline.

Por, Guardiola i ka mohuar këto zëra kategorikisht duke thënë se një marrëveshje e tillë nuk do të ndodhë.

Image result for guardiola

”Marrëveshja me Mbappen nuk do të ndodhë”, tha Guardiola. ”City nuk do të shpenzojë për të dhe PSG nuk do ta lejonte largimin e tij.

”PSG nuk do ta shesë atë, kështu mendoj unë. Nuk i kuptoj se nga ku vijnë këto lajme. Nuk do ta shkëmbejmë Sterling ose asnjë top lotjarë që ne kemi në skuadër”.

”Njerëzit duhet të tregojnë më shumë respekt ndaj lojtarëve të mi, dhe te lojtarët e skuadrave tjera”.

Pas humbjes shokuese nga Lyoni në shtëpi para dy javësh në kuadër të Champions Leagues, Manchester City këtë fundjavë përballet me Hoffenheimin./IndeksOnline/

Image result for guardiola sterling