UEFA dhe Komisioni për Ankesa, legjitimojnë të drejtën e Art Motion
E drejta e Art Motion për ta transmetuar Ligën e Kampionëve në Kosovës përmes Arena Sport është ligjore, njofon Klan Kosova.
Bordi për Ankesa i KPM-së, e ka hedhur poshtë vendimin e Komisionit të pavarur të mediave, i cili kishte kërkuar nga Art Motion ndalimin e transmetimit të Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligë.
Ky bord e ka pranuar ankesën e Art Motion, duke e konsideruar të pa drejte vendimin e KPM-së.
Të drejtën ligjore të Art Motion e ka konfirmuar edhe UEFA, e cila në letrën dërguar KPM-së, sqaron se përveç gjuhës shqipe, Liga e Kampionëve dhe Evropa Ligë mund të transmetohet edhe në gjuhë tjera.