75 Mall Live Search
23:13 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nga Drita në Lugano, Leutrim Kryeziu rrëfen përvojën zvicerane

Të rrallë janë futbollistët që nga Kosova arrijnë që të sigurojnë kontrata në klube evropiane.

Leutrim Kryeziu është një ndër lojtarët e paktë kosovarë që nga futbolli i Kosovës e ka bindur një klub evropian.

Sulmuesi i talentuar në gusht të këtij viti e bëri hapin më të madh në karrierë duke u transferuar te skuadra e Luganos, raporton Insporti.com.

Kryeziu në Zvicër ka kaluar nga skuadra kampione e Kosovës në futboll, Drita e Gjilanit.

Image may contain: 2 people, including Leotrim Kryeziu, outdoor

Me kalimin e tij në futbollin helvetik, Kryeziu ka nisur që të ‘lëshojë rrënjë’, derisa si fillim, është huazuar te skuadra e dytë e Luganos.

Ai rrëfehet në një intervistë për Inapsortin: “Stërvitjet jam duke i kryer me ekipin e parë ndërkohë që ndeshjet jam duke i zhvilluar me ekipin e dytë”.

”Gjithçka është duke shkuar shumë mirë ku në pesë ndeshjet e fundit i kam shënuar katër gola dhe besoj se nëse vazhdojë me këtë formë, shumë shpejt do të luajë edhe me ekipin e parë”, ka thënë në fillim të bisedës për Insporti.com, Leutrim Kryeziu.

Kryeziu ka firmosur kontratë katër-vjeçare me skuadrën Luganon që bën gara në Superligën zvicerane.

Ai thotë së është përshtatur shumë mirë me jetën e re në Zvicër. “Jam përshtatur shumë mirë sepse shokët e ekipit më kanë pritur shumë mirë dhe më kanë ndihmuar që të ambientohem”, pohoi Kryeziu duke folur për ndryshimin e futbollit Kosovë – Zvicër.

“Ndryshimi është shumë i madh. Këtu punohet jashtëzakonisht shumë fizikisht”, insiston ‘Leo’.

19-vjeçari ka bërë disa paraqitje me Përfaqësuesen kosovare të grupmoshës U-19 ku ka lënë shumë përshtypje me golat e realizuara.

Kryeziu në edicionin e fundit me Dritën në Kosovë e ka fituar titullin kampion.