75 Mall Live Search
22:44 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lajm i keq për Arsenalin, ylli i skuadrës mungon një muaj

Petr Cech do të qëndrojë një muaj larg fushave pas tërheqjes muskulore që ka pësuar në fitoren e Arsenal ndaj Watford.

Portieri veteran është zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë ditën e shtunë.

Bernd Leno është futur në fushë duke bërë debutimin e tij në Premier League dhe tani do të mundohet të bindë Unai Emery gjatë këtij muaji.

Stafi mjekësor ka dhënë lajmin e mungesës së Cech ditën e martë. “Ai pritet të rikthehet në fushë pas tre deri katër javëve,” shkruhet në deklaratën e klubit.

Arsenal gjithashtu ka shtuar se Laurent Koscielny është rikuperuar nga dëmtimi në kavilje dhe pritet të rikthehet së shpejti në fushë.

Temat: