Milani e do Ibrën në janar, përgjigja e tij është epike
Ditëve të fundit po flitet në media se Milani po e dëshiron transferimin e Zlatan Ibrahimovic në afatin e janarit. I pyetur për këtë, ylli suedez ka patur një përgjigje interesante.
“Gjithmonë ka zëra për të ardhmen time. E gjithë bota më dëshiron mua” ka thënë Ibra.
Drejtuesit e Milanit raportohet se po bëjnë gati një kontratë gjashtë muajshe për Ibrën që nga janari, atëherë kur MLS përfundon në Amerikë.
Këtë praktikë në të kaluarën e kanë përdorur edhe shumë yje duke kaluar përkohësisht te skuadrat evropiane./Indeksonline/