Presidenti i thërret gazetarët në konferencë prej orës 16:00
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thirrur përsëri një konferencë për media.
Konferenca është paraparë të fillojë në ora 16:00 në Kabinetin e Presidentit, transmeton Indeksonline.
Thaçi përgjatë muajve të fundit ka pasur paraqitje të shpeshta para medieve, madje në disa raste dy brenda 24 orëve.
Zakonisht temat e trajtuara nga Presidenti kohët e fundit janë dialogu dhe Lugina e Preshevës./Indeksonline/