Patric Schick ia humbë bukurinë rekordit të Hamsik
Kapiteni i Napolit, Marek Hamsik është bërë lojtari me më së shumti paraqitje në histori me fanellën e kombëtares së Sllovakisë, transmeton Indeksonline.
Hamsik bëri paraqitjen e 108-të mbrëmë për kombëtaren sllovake, kundër Republikës Çeke në kuadër të Ligës së Kombeve.
Në këtë ndeshje ai shënoi edhe gol duke e bërë më të bukur rekordin. Por lojtari i Romës Patric Schick ia humbi bukurinë këtij rekordi, pasi që në minutën e 76-të shënoj gol për të ja siguruar fitoren 1-2 kombëtares çeke. /Indeksonline/