McGregor quhet ”prostitutë” nga menaxheri kontravers i Khabib
Conor McGregor është quajtur ”prostitutë” nga menaxheri kontravers i Khabib Nurmagomedov.
Ali Abdelaziz është në një ”betejë fjalësh” me Conor McGregor, teksa ky i fundit e kishte quajtur ”terrorist” pas duelit në Las Vegas.
Nurmagomedov e fitoi meçin në UFC 229, dhe tani Ali e ka akuzuar sërish mundësin irlandez, transmeton IndeksOnline.
”Ai flet rreth një revanshi, por si mund t’i jepni revansh atij. Ai është një kur**”, tha Abdelaziz për TMZ.
”Ju e dini se çfarë më zemëruan mua – jo kur ai flet për mua apo Khabib, por kur në raundin e tretë na tha se është ‘për biznes’ ky duel”.
”Ai është një lavire. E kam thënë edhe më parë se McGregor është një prostitutë dhe ende mendoj kështu”./IndeksOnline/