75 Mall Live Search
15:30 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

E kërkuan të gjithë, Lucas Paqueta përfundon te klubi i madh italian

Drejtori gjeneral i Flamengos ka konfirmuar se klubi brazilian ka nënshkruar kontratë me Milanin për Lucas Paquetas.

Milani raportohet se ka arritur marrëveshje në vlerë të 35 milionë eurove me Flamengon për Paqueta, dhe Bruno Spindel ka konfirmuar tani marrëveshjen.

”Vendimi është strategjikisht i mirë për Flamengon”. Krijon vlerë dhe raporte strategjike mes klubeve”, tha ai për Pianeta Milan, transmeton IndeksOnline.

Image result for lucas paqueta

”Nuk kemi për të pritur më gjatë. Nëse është mirë për klubin, atëherë ju duhet ta bëni atë. Por, Flamengo dëshiroi që ta mbante atë dhe t’ja vazhdonte kontratën”.

”Të luash në Evropë është ëndërr për shumë lojtarë, si dhe në Champions League. Milani është një klub gjigant”.

”Nuk mund t’ja ofrojmë këtë futbollistëve tanë. Ai nuk mund të luajë me lojtarë si Messi e Ronaldo këtu”, tha drejtori në mes të tjerash./IndeksOnline/