75 Mall Live Search
15:37 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Superliga e Kosovës: Përfundojnë pjesët e para në Gjilan e Podujevë

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet që janë duke u zhvilluar në Superligë.

Në kuadër të javës së dhjetë, Drita është nikoqire e Ballkanit, ndërsa Llapi po përballet me Gjilanin në ”Zahir Pajaziti”.

Në Gjilan, Drita është në epërsi me dy gola të shënuar në këtë fraksion, transmeton IndeksOnline.

Betim Haxhimusa (’12) dhe Fidan Gërbeshi (’36) i kanë dhuruar Dritës avantazhin.

Nga ana tjetër, Llapi e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi prej një goli ndaj Gjilanit në Podujevë.

Golin për vendasit e shënoi Festim Alidemaj në minutën e gjashtë të takimit./IndeksOnline/