Kololli, Van Dijk, Pjanic e Sterling, njihuni me 11-shen më të mirë
Tashmë kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e kësaj jave në kompeticionin më të ri në UEFA, Liga e Kombeve.
Vëmendja jonë më e madhe ishte te Kombtarja e Kosovës, e cila zhvilloi dy ndeshje.
Në ”Fadil Vokrri”, djemoshat e Bernard Challandes mposhtën Maltën me rezultat solid, 3-1, transmeton IndeksOnline.
Në këtë ndeshje, mbrojtësi i krahut, Benjamin Kololli e kreu punën e tij siç duhet, e madje i shënoi edhe dy gola në portën malteze.
Tani, OneFootball ka përzgjedhur Kolollin në mesin e 11-shes më të mirë të muajit tetor në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ylli i Zurich është në këtë përzgjedhje përkrah lojtarëve si Virgil van Dijk, Miralem Pjanic, Raheem Sterling, Antoine Griezmann e të tjerë.
Përndryshe, Kololli më pas pësoi lëndim dhe nuk u paraqitë në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe në Torshavn, ndeshje ku Kosova mori vetëm një pikë./IndeksOnline/