Valvderde komenton për herë të parë spekulimet për kthimin e Neymar në Barcelonë
Ernesto Valverde është shfaqur në konferencë para ndeshjes që Barcelona e zhvillon ndaj Sevillës. Trajneri spanjoll ka folur për lëndimet që ka në skuadër dhe rikthimin e mundshëm të tyre.
“Umtiti e Vermaelen nuk janë të gatshëm për lojë. Nuk e di kur do të kthehen. Unë shpresoj se kjo do të ndodhë shpejt, por nuk jam doktor dhe s’mund të jap ndonjë datë. Luajm ndaj skuadrës lidere dhe të gjithë e kemi marrë me seriozitet të plotë këtë sfidë. Kemi provuar disa formacione, por ende nuk kemi vendosur për 11-shen startuese” ka thënë Valverde.
I pyetur për kthimin e mundshëm të Neymar, spanjolli ka patur këtë përgjigje.
“Janë spekulime të mediave. Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Është e vështirë të flasim tani, por do të shohim” ka thënë trajneri katalonas./Indeksonline/