Josa nuk e bën ”hesap” traditën 20-vjeçare të Prishtinës, arsyeton vendimin e tij
Një ditë para ndeshjeve, klubet kosovare e kanë traditë që të drekojnë së bashku.
Megjithatë, një rregull të tillë së fundmi e ka thyer njëri prej trajnerëve më të njohur në futbollin e Kosovës.
Bëhet fjalë për trajnerin e Prishtinës, Mirel Josa, transmeton IndeksOnline.
Bëhet e ditur se futbollistët e Prishtinës nuk drekojnë bashkë që disa muaj para ndeshjeve.
Këtë e ka bërë të ditur vetë trajneri, Josa, i cili për Insporti.com tha:
“Është rregull i imi. Futbollistët duhet të hanë shtatë ditë në 24 orë. Është praktikë e punës sime. Secili futbollistë duhet ta dijë kohën e ushqimit, pushimin e të tjera”./IndeksOnline/