75 Mall Live Search
17:15 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rita Ora pjesë e kampanjës kundër sulmeve në internet

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Rita Ora është bërë pjesë e kampanjës së Rimmel London, kundër sulmeve në internet.

Ajo së bashku me miken e saj, modelen Cara Delevigne u fotografuan të përqafuara derisa përkrahën iniciativën për të parandaluar sulmet online, shkruan indeksonline.

Në një postim në rrjetet sociale Rita është shprehur e lumtur për pjesëmarrjen atje.

‘Kisha një ditë të mrekullueshme së bashku me Cara Delevigne në kampanjën e Rimmel London, na ndihmoni ti luftojmë sulmet online, jemi më të fort të bashku’ ka shkruar Rita në postim/Indeksonline/

Temat: