75 Mall Live Search
10:25 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Në mungesë të ”alienit”, Barça luan sonte me Interin

Barcelona dhe Interi i rikthehen kampanjës në Champions League sonte në ”Camp Nou”.

Deri më tani, forma e Barçës në Champions League ka qenë pozitive, pas fitoreve ndaj PSV-s dhe Tottenhamit në dy ndeshje.

FC Barcelona v Sevilla - La Liga Santander

Megjithatë, forma e katalunasve në La Liga ka qenë jo konsistente, dhe sonte, Barça do të përballet me Interin në mungesë të Leo Messit, i cili ka pësuar frakturë në krah.

Si Barcelona, ashtu edhe Interi ka regjistruar dy fitore nga dy ndeshje të zhvilluara në Champions League, duke e mposhtur PSV-n dhe Spurs, transmeton IndeksOnline.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Interit zhvillohet sonte me fillim nga ora, 21:00 në ”Camp Nou”.

Përballja klasike:

Kur e përmendim këtë term, atëherë menjëherë në mendjen tona vjen gjysmëfinalja e Champions League, ndeshja e dytë, e vitit 2010, e cila ishte përplot emocion.

Ndeshja e parë në ”San Siro” përfundoi me rezultat, 3-1 në favor të vendasve, ndërsa, Barcelona ishte favorit për ta kthyer rezultatin në shtëpi.

Inter Milan's Portuguese  coach Jose Mou

Pjesa e parë ishte më e qetë, teksa Interi i Mourinhos e kishte bërë një strategji të jashtëzakonshme defanzive.

Ndërsa, në pjesën e dytë kishte situata tensionuese. Thiago Motta u përjashtua me të kuq pas një konfrontimi me Sergio Busquets, por edhe pa një lojtar, Interi ia doli të kualifikohej.

Përballja kruciale:

Philippe Coutinho vs. Sime Vrsaljko

Coutinho është dëshmuar si përforcim i qëlluar për Barçën që prej kalimit nga Liverpooli në janar.

Pas lëndimit të Messit, Coutinho pritet të luajë në një pozitë më të avansuar sonte, në të majtë, ku ai ka shkëlqyer së fundmi.

Kështu, Coutinho sonte do të ketë punë me mbrojtësin kroat, Vrslajko, i cili është në formë të mirë këtë sezon.

Të rejat nga skuadrat:

Siç e cekëm më lart, Messi do të mungojë deri në tri javë pasi theu krahun. Derisa, Samuel Umtiti dhe Thomas Vermaelen mbeten jashtë, që nënkupton se Gerard Pique dhe Clement Lenglet do të startojnë së bashku në qendër të mbrojtjes.

FC Internazionale v AC Milan - Serie A

Ndërsa, tek Interi, gjërat nuk qëndrojnë më mirë. Radja Nainggolan pritet të mungojë pas një lëndimi të pësuar në Derby della Madonnina, derisa dyshja kroate, Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic nuk janë në dispozicion.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter-Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Busquets, Rakitic, Arthur; Dembele, Suarez, Coutinho.

Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic; Miranda, de Vrij, Skriniar; Vrsaljko, Vecino, Valero, Asamoah; Martinez, Politano; Icardi.

Parashikimi:

Pa marrë parasysh kualitetin e këtyre dy skuadrave, kur mungon Leo Messi, gjërat menjëherë bëhen më të vështira për katalunasin.

Ndërsa, forma e Interit ka qenë impresive së fundmi, por problemet e fundit me lëndime janë tejet shqetësuese.

FBL-ITA-SERIEA-INTER-AC MILAN

Sonte, pritet që një gol ta vendosë ndeshjen, por skuadra vendase ka avantazhin.

Rezultati i parashikuar: Barcelona 2-1 Inter./IndeksOnline/