Parku i Biznesit në Drenas nga sot mbetet pa ujë të pijshëm
KRU “Prishtina sh.a.” njofton të gjithë konsumatorët e Parkut të Biznesit, në Drenas se, duke filluar nga dita e sotme e deri të dielën më 28 tetor 2018 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
“Arsyeja e ndërprerjes së sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm është se, në stacionin e pompimit në fshatin Vragoli kemi punë të planifikuara rehabilituese të objektit. Pasi nuk kemi alternativa të tjera, teknikisht nuk mundemi të furnizojmë Parkun e Biznesit me ujë të pijshëm. Punët e planifikuara përfshijnë, rehabilitimin e rezervuarit si dhe vendosjen e një pompe të dytë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
Këto punë teknike po bëhen për një sigurim më të mirë të furnizimit me ujë të pijshëm enkas për Parkun e Biznesit në komunën e Drenasit./Indeksonline/