75 Mall Live Search
11:48 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zgjedhjet në BIK, gjithçka gati!

Bashkësia Islame e Kosovës do të zgjedh sot myftiun dhe kryesinë e saj të re për mandatin 2018-2023.

Zgjedhjet mbahen në sallën e konferencave në selinë e BIK-ut, raporton Indeksonline.

Kujtojmë se në garë për myftiun e BIK-un janë dy kandidatë, Naim Tërnava dhe anëtari i saj, Reshat Mexhiti.

Për të dy këta kandidatë do të votojë trupi zgjedhor, i cili përbëhet nga 28 delegatë të Kuvendit, 28 kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës në 28 komuna, si dhe një përfaqësues nga Medreseja dhe një nga Fakulteti i Shkencave Islame. /Indeksonline/

Temat: