75 Mall Live Search
20:06 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjashtë myftitë e Kosovës nga 47-ta e deri më sot!

Bashkësia Islame e Kosovës sot ka rizgjedhur Naim Tërnaven myfti të këtij institucioni islam me shumicë votash.

Tërnava kishte kundërkandidat anëtarin e kryesisë, Reshat Mexhiti, i cili arriti të marr vetëm 6 vota.

Pasi përfundoi votimi, Tërnava u shpreh se posti si myfti i jep forcë dhe kurajo, duke bërë ftesë për bashkim dhe unitet.

Tërnava është rizgjedhur për herën e katër në këtë pozitë, duke ia besuar kështu edhe për një mandat pesë vjeçar.

Mirëpo, cilët ishin myftitë para Naim Tërnavës?!.  Kështu, në vitin 1947 Bajram Agani u zgjodh myfti në Bashkësinë Islame, post të cilin e mbajti deri në vitin 1959.

Pas tij, në këtë vit Mustafa Canhasi u zgjodh në këtë post të cilin e mbajti për një mandat.

Pastaj, në vitin 1963 myfti u zgjodh Ismailhaki Ustaibo. Ustaibo pozitën e myftiut të BIK-ut e kishte mbajtur më shumë se pararendësit e tij, përkatësisht 4 mandate, nga viti 1963 deri në vitin 1983.

Pas tij, Jetish Bajrami u bë myfti, pozitë të cilën e mbajti deri në vitin 1990.

Ndërsa, Rexhep Boja e vazhdoi deri në vitin 2003, ku më pastaj u zgjodh Naim Tërnava.

Pozitë këtë të cilën e ka vazhduar deri me sot, ku edhe e fitoj për një mandat të ri pjesë vjeçar.

Kundërkandidati i tij, Reshat Mexhiti u zgjodh anëtar i kryesisë bashkë me shtatë tjerë./Indeksonline/

Sqarim: Vitët në fotografitë tregojnë kohën sa kanë qenë myfti të Bashkësisë Islame.