Reja e Shyhrete Behlulit nis karrierën si soprano, krejt familja në përkrahje
Thuhet se arti është trashëgim. Edhe në familjen e Shyhrete Behlulit po lindin këngëtarë të rinj.
Jo vetëm vajza e saj, Engjëllusha që po e trashëgon muzikën, por edhe nusja e djalit të bilbilit tashmë ka nisur karrierën, por si soprano, shkruan Indeksonline.
Madje Learta ka pasur së fundmi një perfomancë në Biblotekën Kombëtare të Kosovës, ku e gjitha familja Behluli i kanë shkuar në përkrahje.
Është vet Shyhretja që ka ndarë disa imazhe nga ky event me ndjekësit e saj në llogarinë Instagram./Indeksonline/