10:57 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Inter dhe Marotta “kurorëzohen” në dhjetor

Siç kemi thënë tashmë, raporti mes Giuseppe Marotta dhe Interit duket si një “martesë” e destinuar të materializohet, herët a vonë. Menaxheri i Juventusit do të punojë këto ditë për t’u ndarë nga “Zonja e Vjetër”, kështu që së shpejti mund të vendoset në Milano.

Ne thamë, herët a vonë. Pra, Interi po punon për ta përshpejtuar sa më shumë të jetë e mundur kohën e “transaksionit” dhe ta ketë Giuseppe Marotta si drejtor nga dhjetori e tutje. Kështu bën sot me dije “Tuttosport”. Thënë ndryshe, “martesa” për të cilin folëm më lart, ka gjasa të materializohet pa pritur vitin e ri.

Marotta duket i qetë në lidhje me shanset e gjetjes së një marrëveshjeje me Andrea Agnelli, për të zgjidhur kontratën, që ende e lidh atë me Juventusin, si menaxher i përgjithshëm. Pastaj, do të jetë Interi, në të ardhmen e tij.

Giuseppe Marotta përfundon kështu aventurën e tij te Juventusi, pavarësisht nëse e ardhmja e tij do të jetë e ngjyrosur me ngjyrat zikaltër, pas tetë vitesh, 2010-2018.

Temat: