Romangoli “shpëtimtar”, Milani në vendin e katërt
Milani ka mposhtur Genoan me rezultat 2-1 në ndeshjen e mbetur të xhiros së parë të Serie A që u zhvillua në San Siro.
Rosonerët kaluan të parët në epërsi me një supergol të Suso në minutën e katërt të ndeshjes, shkruan indeksonline.
WATCH: Suso is back at it, what a goal! #MilanGenoa 1-0. pic.twitter.com/PmCzn6mk2J
— SempreMilan (@SempreMilanCom) October 31, 2018
Genoa barazoi në minutën e 56-të me autogolin e Romagnolit pas një gabimi amatoresk të Bakayoko.
Genoa level it as Bakayoko loses possession in the box and they pounce #MilanGenoa pic.twitter.com/js5VzJZjYq
— Jonah Takalua (@Destaquito2) October 31, 2018
Fitoren Milanit ia solli Romagnolli në minutat shtesë me një gol shumë të bukur nga distanca.
WATCH: ROMAGNOLI WITH AN INCREDIBLE GOAL! #MilanGenoa 2-1. pic.twitter.com/t2VqXjb7Xf
— SempreMilan (@SempreMilanCom) October 31, 2018
Me këtë fitore, Milani është në pozitën e katërt me 18 pikë, katër më pak se Napoli e Interi dhe 10 më pak se Juventus. /IndeksOnline/