75 Mall Live Search
22:06 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vetëm një lojtar nga La Masia i nominuar për çmimin, ”Djaloshi i Artë”

E përditshmja italiane, Tuttosport, ka publikuar listën me 20 kandidatët për çmimin, ”Djaloshi i Artë 2018”.

Çmimi në fjalë i jepet lojtarit më të mirë, mosha e të cilit është nën 21.

Në korrik, u publikua lista origjinale me 100 lojtarë të rinjë, dhe pak nga pak, lista është reduktuar deri në seleksionin final të lojtarëve, transmeton IndeksOnline.

Tani, i takon Komitetit Gjykues Internacional të vendosë se kush do ta fitojë edicionin e 16-të të këtij çmimi.

Vlen të përmendet se në këtë listë nuk është asnjë lojtar i Barcelonës.

Më i afërti është Dani Olmo, i cili është produkt i ”La Masia”, por që kaloi te Dinamo Zagrebi tri vite më parë.

Emra tjerë të jashtëzakonshëm janë Kylian Mbappe, Phil Foden dhe Vinicius Junior.

Kjo është lista me 20 lojtarët e nominuar:

1. Alexander-Arnold (Liverpool)

2. Kelvin Adou Amian (Toulouse)

3. Houssem Aouar (Lyon)

4. Josip Brekalo (Wolfsburg)

5. Patrick Cutrone (Milán)

6. Dani Olmo (Dinamo Zagreb)

7. Thomas Davies (Everton)

8. De Ligt (Ajax)

9. Diogo Dalot (Manchester United)

10. Éder Militao (Porto)

11. Odsonne Edouard (Celtic)

12. Phil Foden (Manchester City)

13. Gedson Fernandes (Benfica)

14. Amadou Haidara (RB Salzburg)

15. Achraf Hakimi (Borussia Dortmund)

16. Jonathan Ikone (Lille)

17. Justin Kluivert (Roma)

18. Kylian Mbappé (PSG)

19. Oswald Upamecano (RB Leipzig)

20. Vinicius Jr (Real Madrid)./IndeksOnline/