10:33 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Caktohet data e seancës për Milanin pas thyerjes së rregullave financiare

Milani pritet të gjobitet nga UEFA më 12 nëntor për shkak të thyerjeve të rregullave të ”Fair Play” financiar.

”Rossonerët” ishin të përjashtuar nga Evropa për shkak të kësaj, por pas apelimit në Tribunalin e Arbitrazhit të Sportit, ky vedim u hodhë poshtë.

Sipas CdS, apeli i fundit do të dëgjohet nga UEFA më 12 nëntor, transmeton IndeksOnline.

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni ka pohuar këtë javë se klubi nuk është i ”pastër” dhe se do të gjobitet.

Plani është që më pas për pronarët aktual, Elliott Menagement që të bëhet një marrëveshje me UEFA-n për t’i reduktuar shpenzimet dhe për ta bërë një plan strategjik./IndeksOnline/

Temat: