75 Mall Live Search
21:08 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Leicester City në Tajlandë për lamtumirën e fundit të presidentit të tyre

Ashtu dhe si ishte bërë me dije edhe më përpara lojtarët e Leicesterit kanë udhëtuar për 19 mijë kilometra për të mbërritur në Tempullin e Bangkokut ku po prehet momentalisht trupi i pajetë i ish-presidentit të tyre, Tai Viçai Srivaddhanapraba.

I gjithë stafi dhe lojtarët janë nisur menjëherë pas fitores në ndeshjen me Cardiff dhe sot kanë mbërritur në Tajlandë.

Më poshtë mund të ndiqni dhe disa foto të momenteve të lojtarëve të Leicesterit në Tajlandë.

Kujtojmë se funerali i Srivaddhanapraba ka filluar ditën e djeshme dhe do të vazhdojë për 7 ditë.