Orari i ndeshjeve për javën e 15-të, derbi zhvillohet në Podujevë
Komisioni i Garave i FFK-së e ka caktuar orarin e ndeshjeve për javën e 15-të në Superligën e Kosovës.
Në fundjavë, priten të zhvillohen pesë ndeshje, teksa FFK ka caktuar edhe një ndeshje për të hënën.
Padyshim, ndeshja më interesante e kësaj jave zhvillohet në Podujevë mes Llapit dhe Dritës, transmeton IndeksOnline.
Këto janë ndeshjet:
E shtunë – 10.11.2018 – ora 13:30
Liria – Flamurtari
Llapi – Drita
E diel, 11.11.2018 – ora 13:30
Gjilani – Drenica
Prishtina – Ballkani
Trepça ’89 – KEK-u
E hënë – 12.11.2018 – ora 13:30
Feronikeli – Ferizaj./IndeksOnline/