Analistët kosovar tregojnë nëse mungesa e Shaqirit ndikoi në humbjen e Liverpoolit
”Mirësevini në ferr” – shkruhej në ballinën e mediumit serb, Blic pak para ndeshjes. Dhe kjo doli të ishte e vërtetë.
Ishte një mbrëmje e errët për të besuarit e Jurgen Klopp në Beograd, ku pësuan humbje zhgënjyese nga Crvena Zvezda.
Ani pse konsiderohej favorit absolut në ”Rajko Mitic”, Liverpooli pësoi ”shok” të vërtetë duke u mposhtur me rezultat, 2-0 nga Zvezda.
Për këtë humbje, Liverpooli duhet ta fajësojë vetëm veten, teksa kishte gjasa që ta merrte kontrollin në Grupin C nëse do të fitonte, shkruan IndeksOnline.
Në vend të kësaj Liverpooli pësoi humbje, dhe me barazimin mes Napolit dhe PSG-s, gjërat janë komplikuar për ”Të Kuqtë”.
Vëmendje të madhe para ndeshjes mori edhe lënia jashtë e Xherdan Shaqirit për këtë ndeshje në kryeqyetin serb.
Trajneri, Klopp sqaroi arsyen e këtij vendimi para ndeshjes, duke thënë se nuk ka dashur që ta rrezikojë reprezentuesin zviceran me prejardhje shqiptare duke u bazuar në rrethanat.
Shumë e kritikuan Klopp për këtë vendim, e shumë e mbështetën. Në fund, Shaqiri mbeti në shtëpi duke e shikuar ndeshjen nga TV-ja.
Por, me Shaqirin në formacionin startues mbrëmë, a do t’ia dilte Liverpooli ta fitonte këtë ndeshje në Beograd?
Klopp: We’re here for football, not politics
Liverpool have excluded Xherdan Shaqiri from their Champions League squad to face Serbia’s Red Star Belgrade ‘to avoid distractions’ caused by the midfielder’s Albanian heritage.
Full story: https://t.co/miJP307rId pic.twitter.com/CS4GGfRrRJ
— Sky Sports News (@SkySportsNews) November 5, 2018
Për këtë, IndeksOnline ka kontaktuar me tre trajnerë të njohur kosovar.
Trajnerët në fjalë folën për ndikimin që kishte mungesa e Shaqirit për Liverpoolin mbrëmë në humbjen turpëruse.
Madje, të tretë ishin të njejtit mendim se futbollistët shqiptarë janë diskriminuar nga FIFA/UEFA dhe se dy instuticionet në fjalë duhej të merrnin masa për deklaratat nxitëse të zyrtarëve të Zvezdës para ndeshjes.
Ismet Munishi, trajneri i njohur kosovar, si dhe analist, ka folur në detaje në lidhje me dy çështjet e cekura më lart.
”Zvezda ka bërë presion. Që prej kur ka rënë shorti për këtë ndeshja, Zvezda ka filluar të bëjë presion mediatik dhe nxitje të urrejtjes vetë zyrtarët e klubit serb”.
”Ky presion ka rezultuar me lënien jashtë të Shaqirit, madje ky presion është transmetuar edhe te skuadra e Liverpoolit”.
”Pak rëndësi që Shaqiri të ishte në lojë. UEFA nuk ka ndërrmarrë asnjë veprim, pavarsisht se zyrtarët e Zvezdës filluan të bënin deklarata nxitëse që prej hedhjes së shortit. Kjo është për m’u çuditë”, potencoi Munishi për IndeksOnline.
Një trajner tjetër që e ka diskutuar lënien jashtë të Shaqirit për ndeshjen e djeshme ishte edhe Afrim Tovërlani, trajneri i Ferizajt.
Për IndeksOnline, Tovërlani tha se gjithnjë ka pasur diskriminime ndaj futbollistëve shqiptar dhe se UEFA ka bërë lëshime edhe në rastet tjera.
”Sa i përket lënies jashtë të Shaqirit, nuk mendoj se kjo ka pasur ndonjë ndikim në rezultat”.
”UEFA, jo vetëm kësaj radhe, por edhe më herët ka bërë lëshime ndaj klubeve dhe Federatës serbe. Prej shumë vitesh, ata përmes deklaratave e pankartave kanë shprehur urrejtjen e tyre ndaj shqiptarëve”.
”Është koha që t’ua japim një mësim të mirë atyre sepse këtu vetëm me futboll nuk kemi të bëjmë”, vazhdoi Tovërlani.
Por, si të reagojmë tek UEFA për këtë gjuhë të urrejtjes? Tovërlani e ka përgjigjjen: ”Së pari, Liverpooli duhet të reagojë për këtë, pasi që është klub i madh dhe se ka më shumë zë se sa ne”.
”Edhe FFK-ja dhe FSHF-ja i kanë mundësitë t’i shkruajnë UEFA-s për atë se si sillen tifozët serb ndaj shqiptarëve”, përfundoi Tovërlani.
Për fund, Bylbyl Sokoli, poashtu trajner i njohur në futbollin kosovar, thotë se e respekton vendimin e Kloppit, i cili e la jashtë Shaqirin.
Duke u bazuar në rrethanat, Sokoli tha se Klopp mendoi se kjo ishte zgjidhja më e mirë”.
”I respektoj vendimet e të gjithë trajnerëve. Klopp, jam i bindur, se ka menduar që edhe pa Shaqirin do ta fitonin ndeshjen në Beograd”.
”Por, rezultati ka treguar se ka ndikuar Shaqirin, por Kloppi e ka vlerësuar situatën më së miri. Rezultati s’është i favorshëm”.
”Liverpooli hasi në një atmosferë jo mirëpritëse dhe kjo nuk është e tolerueshme në sport. Atmosfera e krijuar do ta dëmtojë edhe imazhin e Serbisë në aplikimin për organzimin e Kampionatit Evropian”.
”Liverpooli nuk pa situatën të rrezikshme vetëm për Shaqirin, por edhe për futbollistët tjerë”.
”Dhe kjo tregon se në Serbi ende mbizotëron nacionalizimi, i cili është i rrezikshëm për Ballkanin dhe Evropën”, përfundoi Sokoli./IndeksOnline/