Stavileci: E “shkelëm” një shtet 20 herë më të madh
Z Mobile Prishtina ka mposhtur skuadrën ukrainase Cherkaski Mavpy me rezultat 73-92 në ndeshjen e fazës së grupeve të FIBA Europe Cup.
Kjo fitore iu mjaftoi bardhebluve për të siguruar një vend në rrethin tjetër të kësaj gare.
Pas fitores ka reaguar edhe presidenti i klubit, Blerand Stavileci.
Ai ka thënë se Prishtina mposhti një skuadrë të një shteti 20 herë më të madh.
“A ka që na nal a s’ka? Ukraina, ky shtet i madh, 25 herë ma i madh se na, me ton atë traditë, plus s’na njohin, duhet me shku n’vend neutral me lujt, E Na? E Na? NA i shkelim 20 pikë diferencë. Yesssssssssssssssssssssssss Prishtina jonë, brend i krenarisë shqiptare”, ka shkruar Stavileci në Facebook.
Kujtojmë se ndeshja e sontme u luajt në Vilnius të Lituanisë, për shkak të telasheve politike mes Ukrainës e Kosovës.