Arrestohet personi që therri dy të rinjtë në Pejë
Policia raporton se dje pasdite ka arrestuar një person në Stacionin e autobusëve në Pejë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me thikë dy viktima, duke u shkaktuar lëndime trupore.
Dy viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Dy të rinjtë e therur mbrëmë në Pejë vazhdojnë trajtimin në spital