Zaev: Nuk garantojmë asgjë për shqipen në Kushtetutë
Komisioni për Çështje Kushtetuese miratoi tekstin e draft-amendamentit që parashikon ndryshimin e emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut. Me shumicë votash, drafti u nis për procedurë të mëtejme parlamentare.
“Fjalia të nisë me: Qytetarët e Maqedonisë, populli maqedonas dhe të fshihet pjesa si dhe qytetarët tjerë që jetojnë në kufijtë e saj që janë pjesë e popullit shqiptar, pra pas popullit maqedonas të vazhdojë populli shqiptar, populli vlleh, turq, romë, serb, boshnjak dhe të tjerët. Kjo do ta bënte më te drejtë Maqedoninë e së ardhmes, kjo do t’i përfaqësonte njësojë të gjithë qytetarët”, tha Ziadin Sela.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski kërkoi që në Preambulë të përfshihen tre dokumente me rëndësi historike, përfshi këtu edhe Kushtetutën luftarake të vitit 1878.
“Këto tre propozime si: Rregullorja e komitetit të kryengritjes maqedonase nga viti 1878, Kushtetuta e fshehtë e revolucionit maqedonas e shkruar nga Goce Dellçev dhe Gjorçe Petrov dhe Kushtetuta e vitit 1991 si dokumenti i parë juridik për konstituimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Maqedonisë, mendoj se meritojnë vendin e tyre në Preambulë përderisa kemi filluar ta zgjerojmë dhe të fusim dokumente si Marrëveshja e Ohrit”, u shpreh Dimovski.
Zaev premtoi se për këtë propozim do të konsultohet me ekspertët.
“Bëhet fjalë për kryengritje dhe luftëra të cilat populli jonë multi-etnik i ka udhëhequr, Maqedonia ishte gjithmonë multi-entike dhe popujt kanë marr pjesë në kryengritjet tona. Disa çështje do t’i thonë ekspertët me të cilët do të konsultohemi për këto tre propozime”, tha ai.
Draft-amendamenti për Preambulën parashikon që vendimet e KAÇKM-së të shndërrohen në shpalljet e KAÇKM-së dhe të përfshihet Marrëveshja e Ohrit. Kjo e fundit sipas Qeverisë është aplikative në një pjesë të madhe të Kushtetutës dhe tani sipas tyre shtohet vetëm termi Marrëveshje e Ohrit./AlsatM/