75 Mall Live Search
11:42 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kjo nuk pritej, Ariana Grande bën ndryshimin drastik në dukje

Ariana Grande kohëve të fundit ka qenë e përfolur për jetën e saj private dhe ndarjen nga i fejuari, Pete Davidson.

Pas shumë zhvillimeve që ajo përjetojë dhe dhimbjen në të cilën kaloj pas vdekjes së ish të dashurit, reperit Mac Miller, tani ka vendosur të bëjë një ndryshim, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja 25 vjeçare, e njohur për stilin e saj të flokëve të gjata i ka dhënë fund këtij imazhi duke i shkurtuar ato, ajo ka publikuar një imazh në ‘Instagram’, ku edhe është shfaqur me pamjen e re.

Pavarësisht ndryshimit, Ariana dukej për mrekulli edhe me look-un e ri.

Kujtojmë që këngëtarja është aktive edhe me projektet muzikore, ajo së fundi ka lansuar këngën ‘Thank u, Next’ e cila u mirëprit nga adhuruesit e këngëtares./Indeksonline/

Temat: