75 Mall Live Search
10:03 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Faqet e afërta me LDK-në shpërndajnë lajme “fake” për Majlinda Kelmendin!

Që nga dita e djeshme në rrjetet sociale është duke qarkulluar kinse një status i shpërndarë nga ana e xhudistes kosovare, Majlinda Kelmendi.

Ajo që dukshëm vërehet, është se i njëjti ‘status fake’, po shpërndahet nga disa faqe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Trondit Majlinda Kelmendi: Më kanë urdhëruar të më mposhtë një serbe që qeveritarët të …”, thuhet mes tjerash në disa web- faqe.

Ndërkohë, në një prononcim për Indeksonline këtë deklaratë e ka mohuar vetë trajneri i Majlinda Kelmendit, Driton Kuka duke thënë se këto deklarata janë ‘fake’.

E radhës që ka shpërndarë këtë status është faqja “LDK është e para”.

: Trondit Majlinda Kelmendi: Më kanë urdhëruar të më mposhtë një serbe që qeveritarët të…

TURP QEVERISË !”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë të shpërndarë në këtë llogari në Facebook. /Indeksonline/