Kosova dështoi, por këto dy shtete u bënë sot anëtare të Interpolit
Kosova ka dështuar për t’u bërë pjesë e Interpol. Por jo edhe Kiribatu dhe Vanuatu.
Këto dy vende tashmë janë pranuar në INTERPOL pas votimit të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate, transmeton Indeksonline.
Konfirmimi për pranimin e tyre në këtë organizatë është bërë zyrtar pak minuta më parë. Ndryshe Kosova dështoi të bëhet pjesë e Interpol me 51 vota kundër, 16 abstenime dhe vetëm 68 vota pro, në raundin e dytë të votimit./Indeksonline/