75 Mall Live Search
10:16 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Sulmohet i mituri në Prishtinë

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht me grushte viktimën moshë e mitur.

Si pasojë e sulmit fizik i mituri ka pësuar lëndime me ç’rast posedon edhe raportin e kontrollimit mjekësor. Është njoftuar punëtori i QPS, ku me vendimin e prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/