43 aksidente trafiku brenda ditës
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 43 aksidente trafiku, prej të cilave 15 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 28 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.
Sipas policisë, ndaj gjithë pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit janë lëshuar 900 gjoba kundërvajtëse./Indeksonline/