75 Mall Live Search
17:29 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rashica, në mesin e pesë të rinjëve që shkëlqyen në Ligën D

Liga D e Ligës së Kombeve nuk mori vëmendjen e merituar për shkak të Kombëtareve më të forta në Ligën A dhe në Ligën B.

Kështu e nisë shkrimin e saj ueb-sajti i njohur i statistikave, WhoScored. Sipas tyre, edhe Liga D përmban në vete futbollistë të talentuar.

WhoScored ka zgjedhur pesë lojtarë të moshës 23-vjeçare dhe më të rinjë që shkëlqyen për Kombëtaret e tyre në Ligën e Kombeve në grupet përkatëse.

E në mesin e tyre është edhe anësori i Werder Bremenit dhe i Përfaqësueses kosovare, Milot Rashica, transmeton IndeksOnline.

Rashica luajti rol kyç në kualifikimin e Kosovës në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve me paraqitje solide në të gjitha ndeshjet.

Giorgi Chakvetadze – Gjeorgjia

Gjeorgjia, absolutisht, dominoi në grupin 1 të Ligës D, duke arkëtuar 16 nga 18 pikë të mundshme për t’u promovuar në Ligën C. Tre nga katër lojtarët më të vlerësuar në këtë grup luajnë për Gjeorgjinë, por ishte 19-vjeçari, Giorgi CHakvetadze, i cili ishte ylli i Vladimir Weiss.

Anësori i talentuar mori një vlerësim prej 8.17 nga WhoScored, më së larti nga lojtarët tjerë në grupin 1, duke shënuar katër gola dhe duke dhuruar dy asistime për Gjeorgjinë. Paraqitjet e tij nuk mbetën pa u vëzhguar, teksa Barcelona, Tottenhami dhe Bayern Munich kanë shprehur interesim për talentin, i cili luan te Gent.

Daniel Sinani – Luksemburg

Në pesë lojtarët më të vlerësuar nga WhOScored në Ligën D është edhe 21-vjeçari i Luksemburgut, Daniel Sinani. Kombëtarja e tij shënoi 11 gola në grupin 2, por e humbën vendin e parë nga Bjellorusia me një diferencë prej katër pikësh.

Por, Sinani ishte në formë të shkëlqyer duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar tri asistime për ”Luanët e Kuq”. Ai startoi vetëm një herë si sulmues për Luksemburgun në Ligën e Kombeve, por ia doli të ishte lojtari i ndeshjes në fitoren, 3-0 ndaj San Marinos.

Pozita e preferuar e Sinanit është ’10’. Ai mori një vlerësim prej 8.03 nga WhoScored nga tri paraqitjet e tij të zhvilluara në pozitën e tij natyrale. Forma e tij në Europa League gjtihashtu është e mirë.

Christopher Martins Pereira – Luksemburg

Përveç Sinanit, për Luksemburgun ka shkëlqyer edhe Christopher Martins Pereira, ka shkëlqyer në grupin 2. 21-vjeçari ka marrë një vlerësim prej 7.51 nga WhoScored, ku në pesë ndeshje, ai ka shënuar një gol.

Në ndeshjet kampionale, ai luan për skuadrën e Ligës së Dytë të Francës, Troyes, ku ka shënuar vetëm një gol. Si Sinani, edhe ai pret një avansim më të mirë në karrierën e tij.

Milot Rashica – Kosovë

Në vitin 2014, Kosova u pranua nga FIFA dhe fitoi në vetëm një prej katër ndeshjeve të zhvilluara në vitet në vijim. Por, tani, Përfaqësuesja e Rashicës nuk ka pësuar humbje nga tetori i vitit të kaluar dhe ka arritur kualifikimin në Ligën C të Ligës së Kombeve, pas arkëtimit të 14 nga 18 pikëve të mundshme.

Futbollistët kosovar shkëlqyen në këtë kompetuicion, ku tetë nga dhjetë lojtarët më të mirë të grupit 3 të Ligës D ishin të ”Dardanëve”. Dhe Rashica tani bën pjesë në peshën më të mirë të kësaj Lige nga WhoScored, përcjellë IndeksOnline.

22-vjeçari ka vuajtur për minutazh te klubi gjerman, Werder Bremen këtë sezon, ku në Bundesliga ka luajtur vetëm 92 minuta. Por, te Përfaqësuesja, ka regjistruar tri asistime në grup dhe ka shënuar dy gola, duke marrë një vlerësim prej 7.47 nga WhoScored. Rashica shpreson që forma e tij me Kosovën do ta bindë Werderin t’i ofrojë më shumë minutazh.

Enis Bardhi – Maqedonia

Si Gjeorgjia e Kosova, edhe Maqedonia e ka dominuar grupin përkatës (4) në Ligën D duke arkëtuar 15 nga 18 pikët e mundshme. Lojtari kyç i suksesit të Maqedonisë ishte Bardhi, sulmuesi 23-vjeçar, i cili shënoi dy gola – të dy nga distanca – për ta marrë një vlerësim prej 7.56 nga WhoScored.

Megjithatë, ishte puna e tij me topin qëra në sytë e të gjithëve, teksa ai ndihmoi Maqedoninë me 14 ndërhyrje dhe ishte në dhjetshen e lojtarëve me më së shumti bllokime (7). Përndryshe, Bardhi, me prejardhje shqiptare, luan në La Liga, me skuadrën e Levantes./IndeksOnline/