Biznesmeni tregon se si e futi ilegalisht një produkt nga Shqipëria, vetëm mos ta merrte nga Serbia
Biznesmeni i njohur nga Ferizaj, Sylejman Neziri njihet si menaxheri që nga nisja e biznesit e deri më tani asnjëherë s’ka poseduar produkte 8.6 nga Serbia.
Për vetëm një vit, kompania e tij fiton mbi 3 milionë euro vetëm nga qarkullim i produkteve vendore.
Ndërsa, Neziri ka treguar një moment interesant kur ka rrezikuar ta fus ilegalisht një produkt nga Shqipëria, me të vetmen arsye mos ta merr të njëjtën nga Beogradi, transmeton Indeksonline
“Unë e falënderoj qeverinë Haradinaj për këtë iniciativë, mirëpo u dashur të hiqet para 20 vitesh. Ju tregoj si tri herë e kam pru Coca-Colën në të zezë. I falënderoj policët e Doganës që më kanë ndihmuar. Se kam dëmtu shtetin e Kosovës por as atë të Shqipërisë”, ka thënë ai në një emision në RTK.