Llapi shënon fitore të mundimshme, Ballkani debakël Gjilanit
Sot në Super Ligën e Kosovës janë zhvilluar tre ndeshje, ku ka pasur shumë gola të shënuara.
Ndeshja më interesante sot ishte mes Flamurtarit e Llapit, ku këta të fundit dolën fitues. Llapi shënoj një fitore të mundimshme 0-1. Behar Maliqi shënoi golin e fitores në minutën e 83-të.
Me këtë fitore Llapi mban hapin me dy vendet e para. Tashmë ata kanë 32 pikë dhe gjendet në pozitën e tretë.
Kurse Flamurtari pas kësaj humbje është në pozitën e gjashtë me 22 pikë.
Liria ashtu siç edhe pritje arriti të shënoi fitore të lehtë kundër Keku-t. Ekipi prizrenas fitoi me rezultat 0:3 si mysafirë i ekipit të Obiliqit.
Kjo fitore ishte shumë me rëndësi për Lirinë duke parë pozitën e saj në tabelë. Ekipi nga Prizreni gjendet në pozitën e 10-të me 19 pikë. Ndërsa Keku mbetët në pozitën e fundit me vetëm një pikë.
Befasinë e kësaj jave e shkaktoi Ballkani ku arriti t’i bëjë debakël ekipit të Gjilanit. Ballkani shënoi fitore 4-1.
Pas kësaj fitore Ballkani largohet nga zona e kuqe. Tashmë ata janë në pozitën e tetë me me 21 pikë. Ekipi gjilanas përkundër humbjes janë në pozitë të mirë. Ata janë në pozitën e katërt me 24 pikë. /Indeksonline/