18:47 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Skenderaj tre ditë aktivitete për nderë të festave të nëntorit

Për nderë të festave të muajit nëntor, Komuna e Skenderajt ka paralajmëruar tre ditë aktivitete.

Përmes një komunikate për media, ata kanë njoftuar se aktivitetet do mbahen më 26, 27 dhe 28 nëntor.

Në 26 nëntor bëhet hapja zyrtare-“Nata e parë e festivalit” në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”-Skenderaj.

Më 27 nëntor mbahet nata e dytë e festivalit në po të njëjtën ëndërr.

Ndërsa më 28 nëntor aktivitetet fillojnë që nga mëngjesi, ku edhe do bëhet ngritja e flamurit dhe homazhet në sheshin “Adem Jashari”.

Pastaj do bëhen homazhe në kompleksin përkujtimor memorial në Prekaz dhe në Marinë.

Gjatë kësaj dite do të mbahet edhe një seancën solemne nga asamblea komunale për nderë të festave të nëntorit.

Ndërsa në fund do të mbahet edhe festivali “rapsodia shqiptare”-Skenderaj 2018 në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”./Indeksonline/

 

DATË/A:      /26 E 27 DHE 28/ 11 / 2018
REFERENC-Ë:      ///
PËR/ZA/TO:       PUBLIKIM
CC:      /// Kryetari i Komunës së Skenderajt z. BEKIM JASHARI
PËRMES/PREKO/THROUGH:      Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, z. Ramiz Shala
NGA/OD/FROM:       BORDI I FESTIVALIT “RAPSODIA SHQIPTARE” SKENDERAJ 2018

     

TEMA/SUBJEKAT/SUBJECT:      AGJENDË
 

 

DATA ORA AKTIVITETI VENDI
26/11/2018

 

16:00 HAPJA ZYRTARE — NATA E PARË E FESTIVALIT QENDRA E KULTURËS “HASAN PRISHTINA” SKENDERAJ
27/11 / 2018 16:00 NATA E DYTË E FESTIVALIT QENDRA E KULTURËS “HASAN PRISHTINA” SKENDERAJ
28/11 / 2018 9:00 NGRITJA E FLAMURIT DHE HOMAZHE SHESHI “ADEM JASHARI” SKENDERAJ,
9:20 HOMAZHE KOMPLEKSI PËRKUJTIMOR MEMORIAL  NË PREKAZ
9:35 HOMAZHE MEMORIALI I DËSHMORËVE TË KOMBIT  NË MARINË
10:25 SEANCË  SOLEMNE NGA ASAMBLEA KOMUNALE PËR NDER TË FESTAVE TË NËTORIT SALLA E KUVENDIT OBJEKTI I KOMUNËS SË SKENDERAJT
11:00  

ZBULIMI I PLLAKËS PËRKUJTIMORE PËR PROPOZUESIN E RI-EMËRTIMIT  SË SKENDERAJT NGA SEKRETARI I NËNPREFEKTURËS z. KADRI SINAMATI

OBJEKTI I KOMUNËS SË SKENDERAJT
16:00 NATA FINALE E FESTIVALIT “RAPSODIA SHQIPTARE” SKENDERAJ 2018 QENDRA E KULTURËS “HASAN PRISHTINA SKENDERAJ