Batatina: Kam mbështetje të vazhdueshme, synojmë ta prekim Evropën
Drejtori sportiv i Llapit, Tahir Batatina është shprehur i kënaqur me mbështetjen që klubi nga Podujeva.
I ftuar në emisionin, ”90 Plus”, Batatina ka thënë se merr mesazhe mbështetëse nga mbarë trojet shqiptare e më gjerë.
Tutje, ai tha se klubi i tij synon që ta arrijë Evropën, transmeton IndeksOnline.
”Marrë mesazhe çdo dite nga Kosova, diaspora dhe vendet tjera për klubin e Llapit”.
”Jam i kënaqur me të arriturat dhe mendoj se ka ardhur koha që ta prekim Evropën”.
”Shpresoj që organizimi i mirë do të bëj ta arrijmë qëllimin tonë së bashku me përkrahësit tanë”, u shpreh Batatina./IndeksOnline/