75 Mall Live Search
23:07 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Manita” e bavarezëve në Mynih ia siguron kualifikimin tutje

Bayern Munich e ka ”demoluar” Benfican në ndeshjen e zhvilluar në Mynih.

Bavarezët kanë regjistruar fitore të thellë ndaj portugezëve me rezultat, 5-1 në ”Allianz Arena”.

Golat për gjermanët i shënuan Robben (2), Lewandowski (2) dhe një gol Ribery, transmeton IndeksOnline.

Kurse, golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët e shënoi Fernandez në fillim të pjesës së dytë.

Me këtë fitore, Bayerni e arrinë fazën e eliminimit direkt, ashtu edhe si Ajaxi nga vendi i dytë.

Holandezët mposhtën AEK Athens me rezultat, 2-0 në Greqi për t’u kualifikuar në këtë fazë pas më shumë se një dekade./IndeksOnline/