Keq e më keq për Liverpoolin, rrezikon eliminimin nga Champions League
Liverpooli ka pësuar humbje zhgënjyese nga Paris Saint-Germain sonte në kuadër të Champions League.
Skuadra e Jurgen Klopp është mposhtur nga parisienët me rezultat të ngushtë, 1-2 në ”Parc des Princes”.
Fillimisht, vendasit shënuan dy gola përmes Bernat (’13) dhe Neymar (’37), e më pas Milner barazoi nga pika e bardhë (’45), transmeton IndeksOnline.
When she finally says yes after playing hard to get pic.twitter.com/QlPlayIdWC
— Football HQ (@FootbaII_HQ) November 28, 2018
Në pjesën e dytë, asnjëra nga skuadrat nuk arritën të shënonin, dhe ndeshja u mbyllë me fitoren e vendasve.
Xherdan Shaqiri nuk startoi nga minuta e parë, por u inkuadrua në minutën e 77-të, pa bërë ndonjë impakt të rëndësishëm.
Përndryshe, pas pesë ndeshjeve në grupin C, Liverpooli renditet në vendin e tretë me 6 pikë, ndërsa Paris Saint-Germain në vendin e dytë me 8 pikë.
Në ”San Paolo”, Napoli mposhti Zvezdën e Beogradit me rezultat, 3-1, për ta zënë vendin e parë në grup. Gjithçka do të vendoset në ndeshjet e ardhshme./IndeksOnline/