Kjo video tregon sa i bukur është Llapi
Krahina e Llapit shquhet për bukuritë natyrore që ka, por këto bukuri mund t’i shihni edhe përmes një video.
Ajo është realizuar nga Studio “Nikon”, ku janë paraqitur qendra e qytetit të Podujevës, lumi Llap, Kompleksi Memorial “Baza e Parë e UÇK-së” dhe liqeni i Bakllavës.
Te pjesa e Kompleksit Memorial “Baza e parë e UÇK-së”, kompleks ky ndërtuar në fshatin Lladofc të Komunës së Podujevës, mund të shohim statujat e heronjve Zahir Pajazitit, Hakif Zenjullahut, Edomond Hoxhës dhe Ilir Konushefcit. Madje edhe vetura e tipit “Lladë” e cila është përdorur në aksionet e tyre./Indeksonline/